Organizuan festa me balerina, hetohen pronarët e lokaleve

exit.al 5 Korrik 2020, 11:31

Policia ka nisur hetimet për dy administratorë lokalesh në Durrës pasi kanë organizuar festë me muzikë dhe me balerina. Gjithashtu, policia ka nisur hetimet edhe ndaj 7 balerinave.

Personat e hetuar janë një 27 vjeçar, dhe një 60 vjeçare, të dy banues në Durrës.

Në vend ndalohet grumbullimi masiv në lokalet e natës në ambjente të mbyllura, për shkak të gjendjes së koronavirusit.