Diaspora kërkon realizimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e 2021

exit.al 5 Shtator 2020, 13:46

Grupimi Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkoi që emigrantët të votojnë në zgjedhjet e 2021. Në një letër drejtuar Kuvendit e qeverisë, ata kërkojnë nga KQZ e re që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës së tyre.

“Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qënë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë mëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjera palë. Duke qenë se KQZ do të ketë një strukturë të re dhe kjo do të kërkojë kohën e vet, ne kerkojmë që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës së këtij organizmi, që nga momenti i krijimit.”

Nga ana tjetër ky grupim kërkon:
  • Përfaqësimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm
  • Përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interest
  • Të jenë monitorues të procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës
Shpërndaje te miqtë