- Më 3 shtator, Julian Shota, korespondenti i Report TV u kërcënua me armë në kokë dhe nuk u lejua të raportonte mbi shpërthimin e ndodhur në një bar-kafe në Laç, nga vetë pronari i lokalit.
- Më 30 gusht 2018, shtëpia e prindërve të gazetares së News24 Klodiana Lala u sulmua me breshëri automatiku.
- Më 26 maj, Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Blendi Kasmi u godit nga policia gjatë protestës së opozitës.
- Në maj 2017, gazetari i emisionit investigativ Genci Angjellari u sulmua fizikisht nga administratorja e kompanisë “Euroteam” teksa gazetari po bënte një kronikë për ndotjes mjedisore që kompania shkaktonte në fshatin Stërmas të Tiranës.
- Në maj 2016, Gazetari i Telesport, Eduard Ilnica u godit nga një grup prej 6-7 personash. Nga agresorët e shumtë, gazetari Ilnica njohu vetëm presidentin e Kastriotit, Alban Vogli.
Organizata e shoqërisë civile “Reporterët pa Kufij” (RSF) i ka kërkuara vazhdimisht organeve kompetente dhe Kryeministrit Rama se “duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës ndaj gazetarëve.” Por kjo gjë ka pak shanse të ndodhë, pasi Kryeministri Rama, prej kohësh tashmë, ka kultivuar një gjuhë urrejtjeje ndaj shtypit të lirë, të cilin ai shpesh e tall dhe ofendon teksa flet nga televisioni i tij personal. Shpërndaje te miqtë
