Deputetët e PD grisin fletët e votimit për kryetarin e Kuvendit

exit.al 10 Shtator 2021, 17:43

Deputetët e Partisë Demokratike kanë grisur fletët e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Gjatë votimit të Kuvendit për zgjedhjen e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, deputetët e PD kanë grisur fletët e i kanë hedhur jashtë kutisë së votimit.

Lindita Nikolla është propozimi i PS për kryetare Kuvendi të cilës i duhen 71 vota për t'u zgjedhur.

Para mbledhjes së Kuvendit, kreu i PD Lulzim Basha mblodhi në selinë e PD grupin parlamentar dhe ka kërkuar që të votohet në bllok kundër Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha u largua nga salla e Kuvendit pasi përfundoi betimin si deputet pa pritur nisjen e votimit të Nikollës.