Finalizimin e projektit për të ulur ekonominë informale, të bazuar në para kesh;
Krijimin e regjistrit të pronarëvetë pasurive të paluajtshme;
Zbulimin dhe parandalimin e përdorimit të parave kesh nga kriminelët në vend për të blerë prona, ose investuar në ekonominë informale;
Të sigurojë informacion të vazhdueshëm dhe të menjëhershëm mbi pronësinë e biznesve dhe pronave të paluajtshme;
Të rrisë numrin e të dënuarve dhe të aseteve të konfiskuara për personat e dënuar jashtë vendit, dhe të personave të tretë të lidhur me to;
Të miratojë vendosjen e sanksioneve financiare përmes veprimeve mbikëqyrëse që identifikojnë dhe korrigjojnë mangësitë në ligj.
Ky raport do të përdoret nga qeveria amerikane për hartimin e politikave për luftën ndaj parave të pista në këto vende. Vendet e tjera në të listën me Shqipërinë janë: Barbados, Botsëana, Burma/Myanmar, Cambodia, Ghana, Jamaica, Mauritius, Nicaragua, Pakistan, Panama, Syria, Uganda, Yemen, dhe Zimbabëe. Në mars 2021, Departamenti Amerikan I Shtetit gjeti se vendi nuk ka bërë “progress domethënës në luftën kundër parave të pista dhe krimit financiar”, për vitin 2020. Raporti theksoi se vendi mbetet një destinacion kryesor për pastrimin e parave të pista si pasojë e tregut informal, korrupsionit, dhe institucioneve të dobëta ligjore, si dhe rrjeteve të krimit të organizuar që veprojnë në vend. Shpërndaje te miqtë
