Rama: Vaksinimi me dëshirë jo detyrim

exit.al 18 Mars 2021, 11:46

Kryeministri Edi Rama njofoti se vendi do të marrë sasi të reja vaksinash.

"Lajme të mira. Do të kemi sasi të mjaftueshme vaksinash", u shpreh ai nga Shkodra ku vazhdon procesi i vaksinimit të mësuesve.

"Vaksinat janë me dëshirë dhe jo me detyrim, ndaj është normale të ketë edhe hezitime", komentoi Rama rastet e disa mësuesve që nuk kanë pranuar të vaksinohet me AstraZeneca pas pezullimit nga 13 vende të BE-së.

Ai shtoi pas përfundimit të 80 vjeçarëve dhe mësuesve do të vazhdojë vaksinimi për personat mbi 60 vjeç.

Shpërndaje te miqtë