Dënohet me 3 vite burg ish presidenti francez, Nicolas Sarkozy

exit.al 1 Mars 2021, 14:37

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me 3 vite burg për korrupsion.

Sarkozy, u shpall fajtor pasi u përpoq të korruptonte një magjistrant, Gilbert Azibert duke i ofruar një punë më të mirë në Monako, në këmbim informacionit për një hetim brenda partisë së tij.

Prokuroria kërkoi 4 vite burg për ish presidentin francez.

Çështja nisi nga përgjimet  midis Azibert dhe Herzog, të cilat nxorrën në pah pretendimet se Sarkozy pranoi pagesa të paligjshme për fushatën e tij presidenciale në 2007.

Sarkozy ka shërbyer si president në vitet 2007 deri në 2012.

Shpërndaje te miqtë