Deputetja e PD-së Rudina Hajdari akuzoi qeverinë për shkatërrimin e rendit publik.
“Sot është më kollaj të shesësh drogë, se të shesësh bulmet. Shitësit e kokainës janë kudo, kanë edhe leje, qarkullojnë me makina luksoze, ndërkohë tregtari shet fshehurazi bulmetin me frikën se po u vjen Policia”, u shpreh Hajdari në fjalimin e saj nga foltorja e Kuvendit, të hënën.
Hajdari tregoi se një 27 vjeçare në Elbasan i paguante policisë 2 mijë lekë në muaj për ta lejuar të “shiste në cep të tregut”. Gjithashtu, deputetja foli edhe për nivelin e lartë të korrupsionit në vend.
“Është më lehtë të marrësh një koncesion, se të marrësh një tezgë që të ushqesh familjen. Kjo është Shqipëria sot ",u shpreh ajo.
Shpërndaje te miqtë
