Mbi 1400 të shtruar në terapi intensive në Francë

exit.al 5 Tetor 2020, 19:00

Autoritetet franceze kanë raportuar se numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive ka shkuar përtej 1400, për herë të parë që prej 28 majit.

Ndërkohë Parisi ka vendosur mbylljen e bareve, pishinave, dhe palestrave për dy javë, kryesisht për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve.

Ndërsa restorantet do të qendrojnë të hapura nëse rregullat e higjenës zbatohen.