Ekonomia e vendit do të përmirësohet në 3 muajt e ardhshëm

exit.al 7 Tetor 2020, 18:32

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh optimist për rritjen ekonomike në vend, duke thënë se “në 2-3 muaj e ardhshëm do të përmirësohet situate ekonomike”.

Në një njoftim për shtyp, të mërkuën, Sejko tha se rritja e borxhit për përballimin e krizës së Covid-19, ka ndodhur në të gjitha vendet e prekura.

“Të gjitha vendet e prekura nga kriza kanë rritur borxhin e tyre atë të jashtëm dhe të brendshëm. Parametrat e borxhit janë toleruar për të kapërcyer krizën", tha ai.

Ai tha se “me kapërcimin e rreziqeve në të ardhmen ne do të duhet ti rikthehemi konsolidimit fiksal”.