Danimarka drejt rihapjes së vendit

exit.al 9 Mars 2021, 14:41

Danimarka do të lehtësojë masat e koronavirusit gjatë javës tjetër pasi janë ulur numri i të infektuarve me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke tha se parashikohet një rihapje e vendit në javët në vijim.

Ai shtoi se rasti britanik është gjetur në 80 përqind të rasteve të reja të infektuar me koronavirus.

Rihapja e vendit filloi që në dhjetor, ku disa prej shkollave kanë filluar të zhvillojnë mësim në klasa. Gjithashtu baret dhe restorantet janë rihapur duke respektuar distancat sociale.

Shpërndaje te miqtë