“Prurje e re është vetëm Agron Gjekmarkaj. Është kontribut që largon nga klubet mediatike një personazh turbullues për familjet shqiptare. Por nuk besoj se është një akt i denjë për demokratët e Lezhës”.
Ai kritikoi vendosjen e bujar Leskajt në krye të listës së Vlorës duke thënë se:“Ka mundësi që oferta e PD-së për Vlorën të jetë Leshkoja i KLSH-së, që përpara Leshkos, Dash Shehi është njeriu më esëll që ka Shqipëria. Leshkon e sheh gota e rakisë dhe dehet.
Çfarë fiton Vlora me Bujar Leskajn, çfarë fiton Durrësi me Agron Dukën? Ju e dini se sa e dua Flamur Nokën, po ai nuk është fare”.
Ndërsa për vendosjen e grave në listën e PD-së, Rama i quajti emra sa për të plotsuar kushtin ligjor:“Gratë në listën e PD-së janë vetëm për të zbatuar ligjin një në çdo 3 se ndryshe nuk të regjistron KQZ, por nuk përfaqësojnë gratë”.
Shpërndaje te miqtë
