“Presioni që i është imponuar Prishtinës për tarifat e saj është i pabalancuar. Diplomatët serbë po lobojnë për mosnjohjen e Kosovës, Serbia po thellon marrëdhëniet me Moskën dhe po blen sasi të konsiderueshme të armëve ruse. Shteti amerikan as nuk ka imponuar sanksione, as nuk e ka ndaluar Serbinë për t'i dhënë fund përpjekjeve të saj për mosnjohje”.
Engles i referohet ligjit për Ligjit të vitit 2017 për Kundërveprimin ndaj Ndikimit Rus në Evropë dhe Euroazi, i cili i jep mundësi administratës të vendosë sanksione mbi ata që blejnë armë. Engels ka dënuar gjithashtu faktin se SHBA-të shtynë Kosovën në një krizë politike në kulmin e rrezikut nga koronavirus:“Në vend që të linte qeverinë e re të përballet me pandeminë në vend, SHBA-të kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi tarifat për Serbinë.”
Në fund Engles i ka bërë thirrje administratës të heqë ndalimin e ndihmës së Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Kosovën pasi ndalimi i saj bie ndesh me qëllimet e programit.
