Covid-19 në Berat prek shkollat, kopshtet e spitalin

exit.al 27 Nëntor 2020, 13:24

Të paktën 3 mësues, 3 punëonjëse në kopshtet, 2 policë dhe 2 mjekë kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit qarkun e Beratit.

Të infektuarit janë:

  • një mësuese në shkollën “18 Tetori” në Kuçovë,
  • një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë,
  • një mësuese në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në fshatin Pobrat,
  • një edukatore dhe një sanitare në kopshtin “Çlirim 1”,
  • një edukatore në kopshtin “Rom”
  • 2 mjekë në spitalin rajonal, një mjek i Repartit të Urgjencës dhe një mjek patholog;
  • 2 policisë të terrenit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Aktualisht në Berat ka 524 të infektuar aktivë, ndërsa vetëm një ditë më parë janë zbuluar 28 të infektuar të rinj.

Shpërndaje te miqtë