Covid-19 në 24 orë: 22 të infektuar në Tiranë, 9 në Vlorë

exit.al 23 Qershor 2020, 12:26

52 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2047.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 22 në Tiranë,
  • 9 në Vlorë,
  • 7 në Krujë,
  • 5 në Kurbin,
  • 2 në Fier ,
  • 1 në Kamëz,
  • 1 në Kavajë,
  • 1 në Lezhë,
  • 1 në Pukë,
  • 1 në Rrogozhinë,
  • 1 në Delvinë,
  • 1 në Tepelenë.

Në Vlorë, 5 prej të infektuarve janë punonjëse në një fasoneri, ndërsa 4 janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.

Në Elbasan, një prej të infektuarve është një burrë i ardhur nga jashtështetit, ndërsa një tjetër është kontakt i pacientëve të mëparshëm.

Në Fier, një prej të infektuarve është polic nga Libofsha e Fierit, ndërsa një tjetër është banor në fshatin Peshtan.

Në Kurbin, 5 të infektuarit janë 3 të një familjeje migrantësh të kthyer nga Anglia dhe një çift të moshuarish.

Në Lezhë, i infektuari është kontakt i pacientëve të mëparshëm.

Në Delvinë është regjistruar i infektuari i parë me koronavirus.

Aktualisht në vend ka 807 të infektuar aktivë, pjesa më e madhe e të cilëve janë në qarkun e Tiranës.

81 prej tyre janë të shtruar në spitalin Infektiv.

Shpërndaje te miqtë