Vazhdojnë infektimet në fasonerinë e Vlorës

exit.al 23 Qershor 2020, 12:05

9 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Vlorë.

5 prej tyre janë punonjës në një fasoneri, ndërsa 4 të tjerët janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.

Me infektimet e reja në fasoneri, shkon në 10 numri i punonjësve me Covid-19 vetëm në këtë vatër në qytet.

Fasoneria është mbyllur në 22 qershor dhe ISHP po vazhdon hetimin epidemioligjik të punonjsve dhe kontakteve të tyre.

Shpërndaje te miqtë