Covid-19 mbyll gjykatën e Përmetit

exit.al 4 Dhjetor 2020, 16:32

Gjykata e Përmetit është mbyllur të premten për shkak të infektimeve me Covid-19.

Të paktën tre punonjës të gjykatës kanë rezultuar pozitivë, ndërsa të tjerët janë vetëkarantinuar.

Kancelarja e gjykatës Orjana Dervishi lajmëroi se gjykata do të qëndrojë e mbyllur deri në 13 dhjetor.

Gjatë këtyre ditëve, gjykata do të shqyrtojë vetëm rastet urgjente, ndërsa çdo gjyq tjetër dhe shërbimet ndaj publikut do të ndërpriten.

Shpërndaje te miqtë