Çmimet, trafiku dhe shërbimi shqetësimet kryesore të shqiptarëve gjatë pushimeve

exit.al 30 Shtator 2021, 22:38

Çmimet e larta janë shqetësimi kryesor për pjesën dërrmuese të shqiptarëve gjatë pushimeve verore brenda vendit.

Në sondazhin e Barometrit në Euronews, rezultoi se për 82.5% të qytetarëve, çmimet e larta janë problemi kryesor në pushime, ndërsa për 49% janë rrugët dhe trafiku.

Shërbimi rezultoi shqetësues për 33% të të pyeturve.

Ndërsa sa i përket gjërave që pëlqejnë më shumë gjatë pushimeve në Shqipëri, 40% u përgjigjën bukuritë natyrore, 30% vendet e qeta dhe 27% ajri i pastër.

Sondazhi për pushimet verore u krye gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit gusht ku në intervista ballë për ballë u përfshinë 1000 veta.