Cikloni i fuqishëm shkatërron një pjesë të ishujve Fixhi

exit.al 20 Dhjetor 2020, 11:01

Një ciklon i fuqishëm që goditi ishujt Fixhi ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona ndërsa qindra njerëz kanë ngelur pa strehë dhe ujë të pijshëm.

Cikloni "Yasa" u klasifikua si stuhi  e kategorisë pesë. Ai goditi ishujt të enjten ndërsa deri tani janë konfirmuar 4 viktima, raporton Reuters.

Monitorimi nga ajri ka vlerësuar se disa ishuj janë shkatërruar pjesërisht ndësa ishulli i vogël Kia u shkatërrua plotësisht, sipas Kryqit të Kuq të Fixhit.

Dëmtimi i rrjetit të komunikimit dhe moti i keq kanë vështirësuar përpjekjet për vlerësimin e dëmeve dhe ka shqetësime për përhapjen e sëmundjeve.

Australia po dërgon avionë të forcave ajrore për të ndihmuar në mbikëqyrjen e zonave të prekura nga stuhia dhe ka ofruar ndihmë të mëtejshme për Fixhin nëse është e nevojshme.

Shpërndaje te miqtë