Çfarë rregullash duhet të zbatojmë ditën e zgjedhjeve

exit.al 21 Prill 2021, 10:49

Instituti i Shëndetit Publik publikoi të martën protokollin e votimit në ditën e zgjedhjeve.

Rregullat e votimit janë si më poshtë:

  • Anëtarët e KQV-ve dhe vëzhguesit, duhet deklarojnë se nuk kanë temperaturë, ose shqetësime të tjera të lidhura me shenjat e COVID-19
  • Dhomat e votimi duhet të jenë 1.5 metra larg nga njëra-tjetra
  • Përpara qendrave të votimit nuk duhet të ketë grumbullime
  • Votuesit duhet të ruajnë distancë fizike 1.5 metra njëri nga tjetri si dhe të mbajnë maskë mbrojtëse

Në hyrje të qendrës së votimit, caktohet nga Administratori i QV një punonjës i cili: siguron që zgjedhësit në pritje për të votuar të qëndrojnë në rresht, të respektojnë distancën prej 1.5 metra; u shpjegon votuesve për mënyrën e hyrjes dhe kufizon lëvizjet e  panevojshme në qendrën e votimit.

Votuesi pas procesit të votimit duhet të dezinfekton duart.