“PD është mbyllur në një bunker plasmasi nga ku i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës tërë dynjasë, Shqipërisë, Gjermanisë, BE-së Amerikës. Nuk duan zgjedhje sepse nuk duan vettingun, nuk duan drejtësinë sepse nuk flenë më gjumë. Parlamenti i ri do të nisë jetën me zhbllokimin e vettingut menjëherë pas qeverisë së re.”
Saimir Tahiri:“Në 18 qershor nuk ka garë me partitë, por më së pari ka garë me padrejtësinë, me gjykatësit e korruptuar. Në 18 qershor ne do të shkojmë të fitojmë bashkë me atë pjesë të skuadrës sonë që ka punuar fort për reformën në drejtësi.”
Gramoz Ruçi:“Ne jemi këtu për të bërë që qarku i Fierit të qëndrojë në vend të parë me rezultatin electoral. Shqipërisë që duam do I duhet shumëçka, port re janë kryesoret: vizioni, ambicia dhe energjia. E kush më shumë se socialistët dhe Edi Rama e ka këtë vizion, këtë ambicie dhe energji?!”
Niko Peleshi:“Kush abstenon në 18 qershor ka votuar kundër Shqipërisë që duam, ka votuar për të na kthyer tëk Shqipëria që kishim.”
Premtimet elektorale Ekonomia dhe mirëqenia:- Do të hapen 220 mijë vende të reja pune gjatë katër viteve.
- Do të rritet paga minimale në 30 mijë lekë.
- Do të rriten të ardhurat për çdo qytetar shqiptar me 25 për qind.
- Do të dyfishohet buxheti për ndihmën ekonomike.
- Do të rritet me 5,5 për qind Produkti i Brendshëm Bruto.
- Borxhi publik do të ulet në 60 për qind të PBB-së.
- Do të ulet tatim fitimi nga 15 për qind në 5 për qind për kompanitë e prodhimit të teknologjisë së informacionit.
- Tatimi për biznesin e vogël do të vazhdojë të jetë zero.
- Do të hiqet TVSH-ja për inputet bujqësore, plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët.
- 100 për qind e tokës bujqësore do të jetë nën ujë deri në fund të mandatit të dytë.
- 232 milionë dollarë do të financohen për bujqësinë.
- Do të investohen 2,8 miliardë euro nga buxheti i shtetit, përveç projektit “1 miliardë dollarë” në investime publike.
- Investimet publike do të mbahen në nivelin e 5 për qind të PBB-së.
- Në fund të mandatit investimet do të arrijnë në 2 miliardë dollarë.
- Do të ndërtohet një qendër e re spitalore ekselence në Fier.
- Tek Qendra Spitalore “Nënë Tereza” do ndërtohet një spital i ri për pediatrinë dhë një për sëmundjet e brendshme.
- Do të fuqizohet rrjeti I kujdësit parësor dhe shërbimi i mjekut të familjes me ngritjen e 10 qendrave të reja shëndetësore.
