Çfarë mendon Ministrja Nikolla për Mirelën

exit.al 23 Nëntor 2016, 16:28

Ministrja Nikolla bisedoi dje me gazetaren Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” për reformën në arsim dhe për sulmin ndaj saj pak ditë më parë.

Në bisedë, Zonja Nikolla foli edhe për studenten e cila e sulmoi me salceë domateje pak ditë më parë, duke thënë se:

  • [Sulmi] ishte një nga gabimet e jetës së saj [Mirelës]. Edhe fal mediave është heroina e ditës…

  • Që kërkon Mirela dorëheqjen nuk është moment serioz.

  • Me Mirelën nuk ka pasur asnjë ndikim. Ka filluar masterin. Rezulton se ajo nuk ka përcjell asnjë shqetësim për pagesën e masterit.

  • Kishin një lloj dëshire rinore për t’u përshfaqur në këto pamje heroike.

  • Nuk e kanë lexuar ligjin e arsimit të lartë, nuk kanë lidhje. Nuk kanë lidhje me universitetin, vetëm emrin kanë.

Shpërndaje te miqtë