— Higjienën e duhur të duarve;
— Praktikat e higjienës ndaj kollës/të ftohurit;
— Praktikat për ushqime të sigurta;
— Ruajtja e distancës prej mbi një metër, kur është e mundur, ndaj personave që shfaqin simptoma si kollë, tështimë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Punëtorët e dyqaneve ushqimore duhet të lajnë duart:— Përpara se të fillojnë punën;
— Përpara shërbimit të ushqimit të gatuar ose të gatshëm për tu ngrënë;
— Pas trajtimit ose përgatitjes së ushqimeve të gjalla (taze);
— Pasi të kenë hedhur mbeturinat;
— Pasi të kenë përfunduar pastrimin;
— Pas përfundimit të nevojave në tualet;
— Pasi të kenë shfryrë hundët, tështirë ose kollitur;
— Pasi të kenë ngrënë, pirë ose tymosur;
— Pasi të keni prekur para.
Sipërmarrësit e bizneseve ushqimore duhet të sigurojnë që stafi është i vetëdijshëm për situatën e koronavirusit dhe ndjekjen e këshillave që jep OBSH. Megjithatë, sipërmarrësit duhet të kujtojnë se sipas ligjit për ushqimet, ata janë subjektet kryesor që janë përgjegjës për mbajtjen e higjienës së ushqimeve dhe të gjitha kushteve të tjera. Në përgjithësi ata duhet të:— Sigurohen se stafi është i trajnuar posacërisht për higjenën e ushqimeve;
— Sigurojnë supervizim të stafit për përforcimin dhe praktikimin e higjenës;
— Sigurojnë hapësira të mjaftueshme për tualete, larje duarsh dhe mundësimin e të gjitha praktikave për higjenë sa më të mirë;
— Sigurojë se stafi dhe palët e kontraktuara të raportojnë nëse kanë patur shenja/simptoma përpara punës ose gjatë punës;
— Jenë vigjilent dhe të sigurohen se asnjë nga stafi nuk është sëmurë dhe se janë të aftë për të punuar.
