"Të tëre maskarenjtë, të tëre bastardët, të tërë grabitqarët e parave të shqiptarëve. Të tërë ata që deshën tu mbyllin gojën atyre, deshën që tu shkatërrojnë institucionin e votës, fuqinë më të madhe të shqiptarëve, të dënohen njëherë e përgjithmonë".
Çështja Beccheti, Vasili apel drejtësisë të hetojë Ramën, Agaçin dhe Veliajn
Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së kërkoi hetimin e kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, për pagesën 120 milione euro ndaj biznesmenit Francesco Beccheti.
"Është qartësuar që Edi Rama shantazhoi dhe paragjykoi dhe çoi falangat e tij të krimit shtetëror kundër biznesmenit, vetëm e vetëm që ti mbyllte gojën. Erion Veliaj e kërcënoi haptas dhe qartë duke i thënë që qeveria do të jetë armiku juaj. Ç’ është ky bastard që guxon të thotë që qeveria do të jetë armiku i një biznesmeni, sepse ky paska zënë me gojë Erion Veliajn dhe e paska kritikuar atë?", u shpreh për mediat Vasili, të hënën.
Ai shpreh se "Edi Rama kërkon njerëz pa gojë dhe pa votë, sikurse kërkon që shqiptarët ti zëvendësojë me bangladeshas, të cilët nuk dinë shqip dhe nuk kanë të drejtë të votojnë".
Vasili i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për LSI-në më 25 prill për të dënuar:
Të sugjeruara
Basha premton investime në Universitetin e Shkodrës
5 Prill 2021, 17:45Përditësimi 5 Prill: 264 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid-19
5 Prill 2021, 18:40Vokshi takim me banorët: Qeveria ka braktisur më të pamundurit
5 Prill 2021, 18:11
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
