Vokshi takim me banorët: Qeveria ka braktisur më të pamundurit

exit.al 5 Prill 2021, 18:11

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Albana Vokshi gjatë një takimi me disa banorë tha se qeveria ka braktisur më të pamundurit.

Ajo diskutoi me dy qytetarë të cilët ndodheshin në vështirësi ekonomike dhe i treguan se qeveria u ka shkurtuar ndihmat ekonomike.

Vokshi u prezantoi programin e PD dhe i ftoi të votojnë në 25 prill.

“Por mbas 25 prillit nuk do të ketë vend për diskriminime.  Qeveria e Bashës do e rrisë ndihmën ekonomike dhe të invaliditetit , dhe do e vendosë shtetin në shërbim të njerëzve”, tha ajo.