"Drafti ynë është ligji që është në fuqi. Ka dy nene specifike që është me konsensus dhe që e arritëm në këshillin politik. Ne mbështesim ligjin në fuqi".
Bylykbashi theksoi se opozita kërkon ekspertizën e OSBE-së për ndryshimin e formulës së koalicioneve. Ai tha se Rama po i ndryshon rregullat e lojës në mes të garës sepse është i sigurtë që do të humbë përballë opozitës së bashkuar."Rama është i trembur nga gropa ku ka rënë qeverisja e tij. Oferta e opozitës nuk është në gjendje ta pranojë. Kupton që kjo është baraz me humbjen. E gjithë tentativa është se si të zvogëlojë humbjen", tha Bylykbashi.
Shpërndaje te miqtë
