Burrel, autobuzi del nga rruga, 2 të plagosur

exit.al 5 Gusht 2016, 12:05

Dy persona janë plagosur rëndë si pasojë e daljes nga rruga e autobuzit të linjës Burrel-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, në dalje të qytetit të Burrelit.

Të plagosurit po shoqërohen për në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shpërndaje te miqtë