Policia arreston një person për pengmarrje në Bulqizë

exit.al 17 Dhjetor 2020, 14:07

Policia arrestoi një 37 vjeçar në Bulqizë për shkak se kishte rrëmbyer një 22 vjeçar. Sipas të dhënave nga policia i arrestuari është perosni me iniciale Y. D.

37 vjeçari mbante në garazh 22 vjeçarin për disa orë. Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi por policia po heton ngjarjen.

Y.D akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë dhe shtrëngim nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë.

Shpërndaje te miqtë