75 mijë maska dhuratë nga kompania e tekstileve Malotex

exit.al 20 Tetor 2020, 19:28

Ambasada e Francës në Tiranë ka falenderuar Gazmend Toskën dhe Teuta Qosen për dhurimin e 75 mijë maskave të ripërdorshme për organizatat jo qeveritare dhe personat në nevojë, në Shqipëri.

Përmes një note verbale, Ambasada njoftoi Ministrinë e Jashtme se zoti Toska ka prodhuar 75 mijë maska në kompaninë e tij Malotex të prodhimit të konfeksioneve në Berat. Ambasada njofton se prodhimi i maskave nga kjo kompani dhe shpërndarja e tyre falas do të vazhdojë.

Toska është zëvendës presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë- Shqipëri.