Britania po konsideron bashkepunim me BE-në për gjetjen e vaksinës për Covid19

exit.al 5 Korrik 2020, 20:33

Britania e Madhe po konsideron pjesmarrjen në planin e Bashkimit Europian për sigurimin e një vaksine për koronavirusin.

Ky do të ishte një lajm pozitiv bashkëpunimi me BE-në pas Brexit.

Zyrtarët ende po vlerësojnë nëse përfitimet e bashkëpunimit tejkalojnë ato të dëshirës së gjerë politike për ndërprerje marrëdhëniesh, raporton The Guardian.

Gjithashtu, Britania ruan të drejtën të përfshihet në të gjitha projektet e Bashkimit Europian për buxhetin e vitit 2020.

Mbretëria e Bashkuar ka një marrëveshje me një kompani me qendër në kembrixh por testimet fillestare nuk duken premtuese.

Shpërndaje te miqtë