Tre kandidatë për rektor të Universitetit të Tiranës

exit.al 5 Korrik 2020, 19:56

Mbyllet regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet universitare.

Tre kandidatura për rektor janë paraqitur në universitetin e Tiranës nga Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani.

Afati zyrtar për dorëzimin e kandidaturave përfundoi në orën 16:00 të së djelës.

Ministria e Arsimit shpalli datën 30 qershor për zgjedhjet në universitete, pavarësisht kundërshtimeve nga shumë akademikë.

Shpërndaje te miqtë