Britania mund të ndalojë përdorimin e AstraZeneca tek të rinjtë nën moshën 30 vjeç

exit.al 5 Prill 2021, 20:50

Rregullatori shëndetësor i Britanisë po shqyrton mundësinë e kufizimit të përdorimit të vaksinës Oxford-AstraZeneca,  tek të rinjtë për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjeve të gjakut, njofton Reuters bazuar në lajmin e stacionit televiziv Channel 4 News, të hënën.

"Dy burime i kanë thënë këtij televizioni se ka të dhëna ende të paqarta që justifikojnë vaksinim e të rinjve nen moshën 30-vjeç të një vaksine tjetër", raportoi media britanike.

Rregullatori i Ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar, MHRA, ka thënë më parë përfitimet e vaksinës në parandalimin e COVID-19 tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të mpiksjes së gjakut.

MHRA nuk iu përgjigj kërkesë për koment të Channel 4.