Britania lehtëson masat kundër koronavirusit

exit.al 10 Maj 2021, 08:51

Që prej 10 majit qytetarët anglezë do të kenë mundësi të ftojnë deri në 6 persona në shtëpi. Gjithashtu do të lejohet grumbullimi deri në 30 personave në ambjentet e jashtme.

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të bëjë publik planin e lehtësimin  e masave të hënën.

Baret, restorantet do të lejojnë grumbullimin e personave brenda. Do hapen kinematë dhe këndet e lojrave për fëmijët.

Gjithashtu do të lejohen tifozët në stadiume por me kapacitet të reduktuar ndërsa ceremonitë martesore e mortore do të zhvillohen me deri 30 persona.