"Kam arritur në përfundimin se mënyra e vetme për të garantuar siguri dhe stabilitet për vitet në vijim është që të organizojmë zgjedhje të parakohshme për të kërkuar mbështetjen tuaj për vendimet që kam bërë", deklaroi Zonja May.
Vendimi i May duket se është ndikuar dhe nga kërkesa për pavarësi e Skocisë, e cila nuk është dakord për daljen nga BE-ja. Muajin e kaluar Mbretëria e Bashkuar paraqiti kërkesën e saj zyrtare për të nisur negociatat për shkëputjen nga BE. Theresa May mori postin e kryeministres në korrik, menjëherë pas dorëheqjen së paraardhësit të saj David Cameron. Ky i fundit u dorëhoq pasi alternativa e mbrojtur prej tij, qëndrimi në BE, humbi në referendumin popullor. Nëse Theresa May dhe Partia Konservatore do të fitojnë zgjedhjet e parakohshme, May do të ketë mandatin për të ndjekur axhendën e saj në negociatat me BE-në. Por një humbje – që deri më tani nga media britanike konsiderohet e pamundur- do të shkaktonte pasiguri të madhe në bisedimet mes MB-së e BE-së. Shpërndaje te miqtëBritani, Kryeministrja May njofton zgjedhje të parakohshme më 8 qershor
Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May lajmëroi sot se vendi do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme më 8 qershor.
Gjatë një konference për shtyp, Kryeministrja May deklaroi se vendi ka nevojë për udhëheqje të fortë gjatë negociatave për daljen nga Bashkimi Evropian.
Të sugjeruara
Gjykata vendos sekuestrimin e aksioneve bankare të Alfred Pezës
18 Prill 2017, 10:48Kryeministri Rama ende asnjë deklaratë për fitoren e Erdoganit
18 Prill 2017, 10:14A e vështirësoi Gabriel, negocimin në Tiranë?
18 Prill 2017, 08:11
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
