Brenda një viti, 35 mijë shqiptarë pajisen me pasaportë italiane

exit.al 5 Maj 2017, 09:48

Sipas raportit të Eurostat, gjatë vitit 2015, 83 mijë shqiptarë morrën nënshtetësinë e një vendi të BE-së. Nga këto 35 mijë morrën nënshtetësi italiane dhe 48 mijë nënshtetësinë e një vendi tjetër të BE-së.

Nga viti 2006 deri në vitin 2015, rreth 100 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane.

Këto të dhena e rendisin Italinë në vendin e parë në BE për numrin e pasaportave të lëshuara për qytetarët e huaj. Nga viti 2006 deri në vitin 2015 rreth 790 mijë qytetarë të huajë janë pajisur me pasaportë italiane.

Shpërndaje te miqtë