“Do të kalojmë ose në kufizim oraresh mbyllje fundjavash ose nëj mbyllje për disa javë sic po e bënë bota, por që nuk e kemi marrë në konsideratë. Duhet të ruajmë një ekuilibër”.
Ai tha se vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve mund të shmanget mbyllja e vendit:“Këto numra që shohim sot, mbas tre javësh do të kemi më shumë pacientë në spitale. Ndaj nuk duhet të gjendemi të papërgatitur. Kemi nevojë për qytetarët, për zbatimin e masave”.
Brataj këshilloi qytetarët të bëjnë vaksinën e gripit, pasi “sado vaksina të jetë e ndryshme mund të ndikojë edhe në ulje e rrezikut nga Covid-19”. Shpërndaje te miqtë
