Borrell dhe Varhelyi thirrje për hetim të plotë të parregullsive të denoncuara

exit.al 27 Prill 2021, 11:12

Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi në një deklaratë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, kërkuan hetimin e plotë të të gjitha rasteve të denoncuara për blerje votash. "Çdo parregullsi e dyshuar duhet të sillet menjehërë në vemendjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoriteteve të tjera kompetente, dhe raste duhet të hetohen poloitësisht përfshirë edhe blerjen e votave", theksohet në deklaratën e BE-së. Borrell deh Varhelyi i bëri thirrje partive të vazhdojnë numërimin dhe të pranojnë rezultatin:

"Vëzhguesit kanë raportuar shqetësime të lidhura për keqpërdorim e burimeve shtetërore dhe posteve shtetërore nga partia në puhstet dhe figura të tjera publike.

Ne inkurajojmë të gjitha partitë e përfshira në numërim të vazhdojnë në mënyrë të rrjedhshme dhe në zbatim me proceduart e vendosura.

Të gjitha partitë tani duhet të sigurojnë funksionimi efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit, si rezultat i këtyre zgjedhjeve.

Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur principet demokratike në respektimin e rezultateve të zgjedhjeve".

  Deklaratën e plotë e lexoni këtu.