Boris Johnson emëron për herë të parë një grua nga konservatorët në krye të ministrisë së jashtme

exit.al 15 Shtator 2021, 20:24

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar një riorganizim të qeverisë të mërkurën duke bërë ndryshime të rëndësishme në kabinet siç është edhe emërimi për herë të parë i një gruaje nga Partia Konservatore si ministre e jashtme duke shkarkuar nga posti Dominic Raab.

Johnson ka zëvendësuar ministrat që ishin kundër qëllimit të deklaruar të kryeministrit për të trajtuar pabarazinë ekonomike pas COVID-19.

Trajtimi i pabarazisë midis rajoneve në Angli është çelësi i agjendës së vendosur në vitin 2019 kur Johnson fitoi shumicën parlamentare. Por çështja është eklipsuar nga COVID-19 dhe problemet me disa nga ministrat e tij.

Ish-ministrja e tregtisë Liz Truss Truss zëvendëson Raab, i cili është përballur me thirrje për të dhënë dorëheqjen që kur shkoi me pushime në Kretë ndërsa talebanët përparuan në kryeqytetin afgan, Kabul.

"Ne e dimë që publiku gjithashtu dëshiron që ne të përmbushim përparësitë e tyre, dhe kjo është arsyeja pse kryeministri dëshiron të sigurojë që ne kemi ekipin e duhur në vend për këtë," u tha zëdhënësi Johnson gazetarëve.

Raab u vendos në krye të ministrisë së drejtësisë. Dhe gjithashtu zëvendëskryeministër.

Ministri i Financave Rishi Sunak nuk është lëvizur nga posti.

Michael Gove, i parë si një lojtar kyç në qeverinë Johnson, u largua nga pozicioni i tij në zyrën e kabinetit, një departament i qeverisë i cili nxit zbatimin e politikave. Ai u zëvendësua nga Stephen Barclay, një ish-ministër i Brexit.

Lëvizjet e Raab dhe Gove pasuan shkarkimet e tre të tjerëve: Gavin Williamson si ministër i arsimit, Robert Buckland si ministër i drejtësisë dhe Robert Jenrick si ministër i strehimit.