6 ligjet janë pa miratimin e marrëveshjes sepse opozita u përjashtua nga Rama me qëllim kapjen e drejtësisë. Në këto kushte opozita kurrësesi nuk mund të jetë alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.
Ai u shpreh i gatshëm të bisedonte me mazhorancën për ligjet e reformës në drejtësi vetëm kur këto ligje të hartohen në përputhje me Kushtetutën dhe Komisionin e Venecias. "Opozita është e gatshme të ulet me mazhorancën që këto 6 ligje të kthehen në frymën dhe gërmën e kushtetutës dhe të komisionit të Venecias dhe vetëm kjo do të mundësojë që opozita të ecë përpara me rolin e saj sa i përket miratimit të këtyre ligjeve dhe zbatimit. Kjo është rruga e vetme, gjithcka tjetër është gënjeshtër dhe propagandë," - tha Zoti Basha. Gjithashtu Zoti Basha tha se injorimi i problemit të drogës është "një injorim për Shqipërinë dhe një inkarujim për Edi Ramën, që të mbjellë të tjera tonelata". Për deklaratën e Ministrit gjerman, paraditen e sotme, se opozita duhet të lërë çadrën dhe të kthehet në Kuvend, Zoti Basha u shpreh se:Nuk komentoj deklaratën e tij të mëparshme sepse kisha mundësinë ta sqaroja, siç nuk kam ndërment ti paraprij gjykimit të tij për informacionin që i dhashë.
Shpërndaje te miqtë
