Biden shpreh mbështetjen integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

exit.al 5 Tetor 2021, 17:07

Presidenti amerikan, Joe Biden foli për mbështetjen e tij për Bashkimin Evropian dhe vazhdimin e procesit të zgjerimit, gjatë një telefonate me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të hënën, më 4 tetor.

Sipas një njoftimi për shtyp të botuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Biden riafirmoi angazhimin e tij për të vazhduar zbatimin e rezultateve të Samitit SHBA-BE të qershor. Temat në tryezë gjatë samit përfshinin Këshillin e Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE, i cili u takua në Pitsburg në javën e kaluar.

Në qendër të tij ishte qeverisja e tregtisë botërore dhe garancia se teknologjitë në zhvillim do të jenë "të rrënjosura në vlerat demokratike dhe parimet e tregut dhe adresojnë shqetësimet e përbashkëta të zinxhirit të furnizimit".

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu Ballkanin Perëndimor me Biden që përcolli mbështetje të fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit me vendet e rajonit të Ballkanit.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim e ndau lajmin në llogarinë e saj në Twitter.

[embed]https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1445280936548052992[/embed]

Ndërsa komentet e Biden ka të ngjarë të mirëpriten nga vendet e rajonit, në realitet, ato nuk kanë shumë peshë. Interesi i SHBA -së lidhet, kryesisht, me stabilitetin strategjik dhe parandalimin e ndikimit Rusisë dhe Kinës.