Berisha zbulon se ka kaluar COVID-in, rekomandon pezullimin e vaksinimit me AstraZeneca

exit.al 18 Mars 2021, 14:52

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se ka kaluar COVID-19 me simptoma të lehta.

Në një intervistë për ABC, Berisha ka deklaruar se simptoma e vetme ka qenë rrufë dhe pak temperaturë.

Ish-kryeministri theksoi se nuk është kundër vaksinës por do ta bëjë atë kur të vijë radha e grupmoshës së tij.

 “Vaksinën do e bëj kur të vijë grupmosha 76 vjeçare më 15 tetor, para kësaj date dhe moshe nuk do të bëj vaksinëka thënë ai.

Sa i përket procesit të vaksinimit në Shqipëri, Berisha ka deklaruar se vaksina AstraZeneca duhet të pezullohet pasi ka ngjallur frikë.

Sipas tij arsimtarët po e refuzojnë vaksinimin masivisht dhe duhet të jetë e pezulluar derisa të qartësohet situata.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se “po e përdor procesin e vaksinimit për qëllimet e tij personale politike”.

Shpërndaje te miqtë