Për muajin shkurt 2021, numri i të aksidentuarve është 103 persona nga 144 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 28,5 %.
Në dymujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 268 persona nga 266 persona duke u rritur me 0,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në muajin Shkurt 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona nga 12 persona të vdekur në Shkurt 2020.
Në dymujorin e parë të vitit 2021, numri i të vdekurve është 40 persona nga 29 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të vitit 2020.
INSTAT ka gjetur se shkaku kryesor i aksidenteve është sjellja e drejtuesit të mjetit. Ndërsa moshat kryesore janë “25–34 vjeç, duke zënë 31,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej”. Ndërsa qyteti me numrin më të lartë të aksidente është Tirana me 111. Shpërndaje te miqtë
