Refuzohet kërkesa e Assange për shtyrje të seancës së ekstradimit

exit.al 7 Shtator 2020, 21:45

Gjykata britanike hodhi poshtë, më 7 shtator, kërkesën e avokatëve të themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, për të shtyrë seancat e tij dëgjimore për ekstradim në vitin e ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar ekstardimin e Assange. Ai akuzohet nga Amerika për 18 akuza për publikimin e sekreteve të ushtrisë amerikane dhe dokumenteve tjera diplomatike.

Seancat e ekstradimit, të nisura në muajin shkurt, u shtynë për shakk të gjendjen së pandemisë.

Assange u arrestuar në prill të vitit 2019, pas strehimit në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për gati shtatë vjet.