Belgjika vendos karantinë 7 ditore për udhetarët nga Shqipëria

exit.al 13 Shtator 2021, 14:14

Belgjika ka vendosur karantinën 7 ditore për udhëtimet jo të domosdoshme për shqiptarët.

Ministria e Jashtme njoftoi se shtetasit shqiptarë do t’i nënshtrohen karantinës 7 ditore në Belgjikë, edhe nëse janë me pasaportë vaksinimi. Ata do të duhet të kryejnë një test kur mbërrijnë në Belgjikë dhe një test në ditën e 7 të karantinës.

Në rast të udhëtimeve të domosdoshme, duhet të merret një verifikim në ambasadës e Belgjikës në Bullgari dhe të plotësohet formulari online.

Ndërsa fëmijët nën moshën 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me teste të Covid-19.