BE vaksinon me 22 mars zyrtarët dhe eurodeputetët

exit.al 9 Mars 2021, 13:14

Bashkimi Europian do të nisë vaksinimin zyrtarët e saj prej 22 marsit, raporton Politico.eu . Pavarësisht problematikës së furnizimit me vaksina, unioni do të nisë vaksinimin e zyrtarëve.

Komisioni Europian, Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian do të hapin qendra vaksinimi për zyrtarët e këtyre institucioneve dhe eurodeputetët.

Kjo është në përputhje dhe me kalendarin e vaksinave të Belgjikës pasi në atë datë parashikohet nisja e vaksinimit për të rinjtë.

Deri të hënën Belgjika ka vaksinuar 618 mijë qytetarë ose 5.4 përqind të popullsisë, më pak se Britania e Madhe e cila ka vaksinuar rreth 22 milionë qytetarë ose 33 përqind të popullsisë.

Shpërndaje te miqtë