BE synon të blejë edhe 100 milionë doza të vaksinës nga Pfizer/BioNtech

exit.al 29 Dhjetor 2020, 18:40

Bashkimi Evropian synon të  blejë 100 milionë doza të tjera të vaksinën Pfier dhe BioNTech.

Deri më tani BE ka marrë 200 milonë doza vaksinash, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se BE ka vendosur që të marrë edhe dozat e tjera.

“Kemi vendosur të marrim një masë prej 100 milionë dozash nga vaksina BioNTech/Pfizer, e cila tashmë po përdoret për vaksinimin e njerëzve rreth Evropës”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Ky vendim i BE vjen pasi disa vaksina kandidate të porositura nga BE-ja janë përballur me shtyrje të papritshme në provat klinike.

Në janar, BE-ja pritet të aprovojë edhe vaksinën e Moderna-s.

 

Shpërndaje te miqtë