“Situata është e qartë për ne. Ne i konsiderojmë zgjedhjet e 9 gushtit si joligjore. Ne nuk e njohim Lukashenkan si president legjitim të Bjellorusisë.”
Borrell tha se më shumë se 7,500 protestues paqësorë janë arrestuar dhe 500 raste dhune janë regjistruar. Lukashenko është përballur me protesta të mëdha që prej zgjedhjeve të 9 gushtit, kur me një proces të dyshimtë votimi dhe numërimi, shpalli veten fitues të zgjedhjeve. BE ka thënë tashmë se nuk e njeh rizgjedhjen e Lukashenkos si të ligjshëm dhe është në procesin e përgatitjes së sanksioneve kundër atyre që janë përgjegjës për manipulimin e votës dhe ushtrimin e dhunës kundër protestuesve. Por diplomatët thonë se sanksionet e BE-së ndaj Bjellorusisë po bllokohen nga Qipro, e cila po kërkon masa ndaj Turqisë së pari në një mosmarrëveshje rreth shpimit të gazit natyror në Mesdheun lindor. Borrell tha se besueshmëria e BE ishte në rrezik dhe u kërkoi vendeve anëtare të kalojnë sanksionet - të cilave u duhet një votim unanim - përpara samitit të tyre në Bruksel në fund të javës së ardhshme. Shpërndaje te miqtëBE nuk e njeh Lukashenkon si presidentin legjitim të Bjellorusisë
Bashkimi Europian nuk e njeh Aleksandër Lukashenkon si presidentin legjitim të Bjellorusisë.
Shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell ka deklaruar, të martën, para Parlamentit Europian, se:
Të sugjeruara
Zbardhen temat e diskutimit gjatë darkës Rama-Mitsotakis
16 Shtator 2020, 09:07Arrestohen 6 të dyshuar për zjarrvënien në kampin e Morias
16 Shtator 2020, 08:42Nisin procedurat për ndërtimin e autostradës Kosovë-Serbi
15 Shtator 2020, 23:19
