Shqipëria e mbylli muajin korrik me 1 viktimë nga Covid-19

exit.al 1 Gusht 2021, 19:17

Shqipëria ka shënuar vetëm një viktimë gjatë muajit korrik, regjistruar të mërkurën, më datë 28, ku humbi jetën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini.

Ndërkohë, sipas Minisitrisë së Shëndetësisë, edhe muaji gusht filloi pa fatalitete nga COVID-19.

Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 40 qytetar, nga këto rrethe: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

Nga 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, 24 pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar në Spitalin Infektiv. Shumica e rasteve janë të përqëndruara në kryeqytet, me 152 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 21 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 243 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 40

Të shëruar në 24 orë 21

Të shtruar në spitale 24

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2568

Testime totale 902,914

Raste pozitive 133,121

Raste të shëruara 130,243

Raste Aktive 421

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152

Elbasan 58

Lezhë 36

Shkodër 34

Kukës 32

Vlorë 32

Fier 25

Berat 21

Korçë 15

Durrës 10

Gjirokastër 6