BE e pranishme në Afganistan përmes misioneve ndihmëse

exit.al 3 Shtator 2021, 14:30

Bashkimi Evropian nuk do të njohë qeverinë e re të talibanëve në Afganistan por do të ndërveprojë me ta përmes misioneve të ndryshme. “Këto misione do të rritet në varësi të sjelljes së qeverisë afgane dhe pas plotësimit të 4 kushteve”, u shpreh të premten, në një konferencë për shtyp Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell. Kushtet e vendosura nga BE janë:

Qeveria afgane nuk duhet të shërbejë si bazë për eksportin e terrorizmit në vendet e tjera.

Të respektojë të drejtat e njeriut në vecanti të drejtat e grave, shtetin e së drejtës dhe lirinë e medias.

Të vendosë një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse përmes negociatave me të gjitha partitë politike në Afganistan.

Të sigurojë akses të lirë për ndihmën humanitare dhe të respektojë kushtet e dërgesës së saj.

Të përmbushë angazhimin për lejimin e largimit të sigurtë të qytetarëve të huaj dhe afganë që duan të largohen nga vendi, në një linjë me vendimin e Kombeve të Bashkuara.