Bashkia Roskovec urdhëron karantinimin e një fshati të tërë

exit.al 17 Mars 2020, 11:27

Bashkia Roskovec ka urdhëruar izolimin e banorëve të fshatit Mbërs, në Roskovec, pasi dy nga personat e gjetur dje me koronavirus në Fier janë banorë të fshatit.

Policia po ruan hyrjen dhe daljen e fshatit.

Në Fier deri më tani ka 6 të infektuar me koronavirus, dy prej të cilëve po kurohen në Tiranë.